Live

Kusari-Lila jep një sqarim pse Kurti dhe Osmani nuk u takuan me Blinkenin në Mynih

23:35 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka dhënë disa fjalë, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mundën ta takojnë sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kusari-Lila tha se në ditën kur presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë arritur në Mynih të Gjermanisë, diplomati Blinken është larguar nga aty dhe është nisur për në Turqi.

“Në të njëjtën ditë kur ata kanë arritur në mbrëmje zoti Blinken është larguar nga aty për udhëtimin në Turqi dhe për të tjerat detaje unë nuk kam, sepse nuk kam qenë pjesë e protokollit të pjesëmarrjes në Konferencë të Mynihit”, tha ajo në TV1.

Megjithatë, ajo u shpreh se takimet e krerëve të shtetit atje kanë qenë maksimale.

Ndër të tjera, Kusari-Lila theksoi se “duhet të jenë të qetë të gjithë ata që mundohen të nxjerrin diçka në raport me këtë mos-takim, po ajo çka u pa, u pa se ka pasur angazhim maksimal për aq kohë sa kanë arritur të qëndrojnë për shkak të një përvjetori jubilar-15 vjetorit të shënimit të pavarësisë këtu në Prishtinë”.

Shpërndaje në

U Kopjua