Një person nga Vushtrria ishte dënuar me 1 vit burgim, pasi ishte kapur duke bartur në mënyrë të paligjshme medikamente stimuluese seksuale, në vlerë prej 72 mijë euro.
L.M., i lindur në Vushtrri ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës – Dega në Lipjan në vitin 2022, për veprën që kishte ndodhur më 2013.
I dënuari, sipas aktgjykimit, më 2013 ka udhëtuar në linjën Stamboll-Zagreb-Prishtinë dhe ka bartur me vetë shtatë çanta me gjithsej 171 kilogramë dhe ka deklaruar mbi 30 mijë medikamente stimulues seksualë pa autorizim, pa licencë dhe pa leje të importit të mallit.
Sipas aktgjykimit, i dënuari tashmë kishte deklaruar medikamente: 31.875 copë stimilonat seksual të llojve “Cretor” 600×28 = 16.800 copë,”Kam Gra” 1400×7-9,800 copë, Kamagra Tableta 385×7 = 2,625 copë, Ec Pills Tableta 2400×1=2400 copë, Endksan ampul 50×1=50cope, Ondan Setran 20×10 200 copë.
Sipas aktgjykimiy, i pandehuri atë kohë kishte importuar produktet pa dokumente përcjellëse sikur që duhej t’i kishte faturën, deklaratën eksportuese, lejen e importit, çertifikatën për tregtim me dokumente, çertifikatë nga Agjencioni i Kosovës për produkte medicionale.
I dënuari nuk e kishte pranuar fajësinë, thuhet ndër të tjerash në aktgjykim.