Live

Kush është punëtori i KEDS-it, që pësoi atak kardiak në terren?

21:10 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një punëtor i KEDS-it, ndërroi jetë gjatë orarit të punës, në Levoshë të Pejës.

Nga KEDS konfirmuan se viktima ishte duke ecur, gjatë punës në terren, kur edhe pësoi atak kardiak, të cilit nuk i shpëtoi.

“Me keqardhje konfirmojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës. I ndjeri nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike por duke ecur për të gjetur një prishje.

Duhet të theksojmë që linja në atë pjesë nuk ka qenë me tension, ndërkaq organet kompetente do të vazhdojnë me procedurat tjera” ka deklaruar KEDS për Indeksonline.

Ndërkohë, burime të Indeksonline bëjnë me dije se punëtori në fjalë është Vllaznim Pllunci.

Shpërndaje në

U Kopjua