Live

Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Arllat

11:05 / 08 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person ndërsa gjashtë janë lënduar gjashtë të tjerë.

Personi që humbi jetën në këtë aksident është nga Llapushniki dhe kjo është bërë e ditur nga Komuna e Drenasit.

Mifail Thaçi, është i riu që vdiq si pasojë e këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Drenasit.

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik

E nderuara Familje Thaçi,

Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!

Ramiz Lladrovci
Kryetari i Komunës së Drenasit.

LEXO EDHE:

Shpërndaje në

U Kopjua