Live

Ky është personi tjetër që u plagos me armë zjarri në Prishtinë

23:40 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Mbrëmjen e sotem, rreth orës 20:20, në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se dy persona janë lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet se pësoi lëndime nga arma e zjarrit.

Kosovalive.net, pak më parë mësoi se njëri nga të plagosurit dyshohet se është djali i trajnerit Arbnor Morinës, Darsel Morina.

Nga informatat Brenda QKUK’së, Kosovalive.net, mëson se i plagosuri tjetër është Olti Podgorica.

“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Kosovalive.net, do të ju mbaj të informuar.

Shpërndaje në

U Kopjua