Live

Ky është rajoni i Kosovës, që nuk ndodhi asnjë vrasje në vitin 2022

14:29 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Rajonit të Gjilanit, po tregon efikasitet në ngritje të sigurisë. Sigurisht, për këtë, kanë kontribut të madh edhe qytetarët.

Të paktën kështu tha në Klan Kosova, zëdhënësi i këtij rajoni, Ismet Hashani. Ai bëri me dije, se ndjehen mirë, pasi që në vitin që lëmë pas, nuk ka ndodhur asnjë vrasje në këtë rajon.

Ndërkohë për vjedhje, Hashani, tha se po tregohet shumë më shumë efikasitet për kapjen e dorasve. Ai shtoi se rreth 90% të rasteve të vjedhjeve janë kapur të dyshuarit.

Ismet Hashani, tha tutje se kësaj jave, janë në përgatitje të planit operativ për ditën e shënimit të pavarësisë, pasi policisë i duhet një angazhim shtesë për të ofruar siguri në kohën kur qytetarët festojnë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua