Live

Ky është telefoni që mbushet për 9 minuta e 30 sekonda

10:45 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur “Realme” po dëshiron të futet në një turmë të stërmbushur për pajisje mesatare. Të martën, kompania lansoi një smartfon për të cilin pretendon se mund të mbushet me bateri 100% për 9 minuta e 30 sekonda.

Kompania zbuloi telefonin e saj GT3 në Kongresin Botëror të pajisjeve Mobile në Barcelonë, që është edhe panairi më i madh i këtyre pajisjeve në botë.

GT3 nis me një çmim prej 649 dollarë, duke u futur kështu në një segment tejet garues ku “Realme” do të konkurrojë me rivalët tjerë kinezë si Xiaomi dhe Oppo, të cilat ofrojnë pajisje të lira me specifika të avancuara.

“Realme po ndjek segmentin e marzhit të ulët të tregut duke ofruar produkte me çmime jashtëzakonisht konkurruese që synojnë kërkuesit e vlerës”, tha Ben Wood, shefi i kërkimit në CCS Insight, për CNBC.

Megjithatë, ai e pranon se gara në këtë kategori është shumë e fortë.

Pajisja GT3 vjen me mbushësin 240W SuperVOOC, për të cilin “Realme” thotë se është në gjendje që të mbush në tërësi baterinë me kapacitet prej 4,600mAh për vetëm 9 minuta e gjysmë.

Me çmimin 649 dollarë, në Realme GT3 do të gjeni 8GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme. Shitja e tij pritet të fillojë në muajin maj dhe qershor këtë vit.

GT3 hyn në funksion përmes procesorit nga Qualcomm të vitit 2021, “Snapdragon 8 Plus Gen 1”, i cili përdoret për pajisje të rangut të mesëm. Ky procesor është shumë i fuqishëm edhe në ditët e sotme, vlerësojnë ekspertët.

Po ashtu, telefoni ka ekran 144Hz FHD+ OLED.

Për sa u përket kamerave, Realme GT3 nuk është se mund të lavdërohet në këtë pikë.

Kamera kryesore është 50MP IMX890, duke ofruar imazhe solide në dritë të diellit. Megjithatë, në ambiente të errësuara, pamjet lënë shumë për të dëshiruar.

Kompania tentoi edhe vitin e kaluar që të futej në Evropë me telefonat e avancuar GT2 dhe GT2 Pro. Por, koha ishte e papërshtatshme, pasi tregu global i smartfonëve në vitin 2022 pati vitin më të vështirë që nga viti 2013 për sa u përket dërgesave. 

Shpërndaje në

U Kopjua