Live

Ky është ushtari që u quajt “Hajn” gjatë protestës së sotme

22:56 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një qytetar është konfrontuar verbalisht me disa persona pas përfundimit të protestës së sotme të organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër kryeministrit Albin Kurti.

Një qytetar është afruar te Shoqatat e dala nga lufta dhe i ka quajtur veteranët “hajna”.

“Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, është dëgjua duke thënë ai.

“Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, ka thënë tutje ai.

E njëri nga protestuesit i cili gjendej përball qytetarit i cili po e sulmonte verbalisht ishte Xhevdet Klinaku.

Në videon e siguruar nga Gazeta Nacionale, z.Klinaku shihet me uniformen e UÇK-së i cili doli sot për të protestuar kundër deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua