Live

Kylie Jenner po martohet?

13:12 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kylie Jenner ështe në prag për ti mbushur 22 vjec. Miliarderja më e re në botë vec se ka filluar me festimet për ditëlindje.

Ajo do i mbledh më të dashurit e saj në një jaht 250 milionë dollarësh në bregdetin Italian.

Dje Kylie u pa duke hipur në një avion privat e shoqëruar nga i dashuri Travis Scott, nëna Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick dhe Sofia Richie.

Ajo cka ran ë sy ishte se dikush nga ekuipazhi po barte dicka që dukej si fustan i bardhë. Kjo ngriti dyshimet se Kylie do të martohet në ditëlindjen e saj.

Megjithatë burime brenda familjes Kardashian-Jenner për TMZ  pretendojnë se Kylie dhe Travis nuk po martohen gjatë fundjavës.

Ajo thjesht do mbledh miqtë dhe familjen në jahtin luksoz për të festuar së bashku.

Shpërndaje në

U Kopjua