Sipas mediave botërore, dhe falë burimeve të afërta me Kylie Jenner, si duket miliarderja e famshme e ka gjetur dashurinë e re. Pasi që një muaj më parë u nda nga Travis Scott, babain e vajzës së saj Stormi, miliarderja 22-vjeçare mund të shihet gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e reperit 11-vjet më të moshuar, Drake.
‘Ai dhe Kylie po kalojnë shumë kohë së bashku. Ata kanë qenë miq për vite me radhë, ndërsa edhe Drake është jashtëzakonisht i afërt me të gjithë familjen”, zbuloi një burim ndërsa një tjetër shtoi se miqësia e tyre kishte kaluar në dashuri me kalimin e kohës.
E gjithë kjo u forcua edhe më shumë pasi që Kylie Jenner javën e kaluar ishte një nga të ftuarat për ditëlindjen e 33-të të reperit, të cilën ai e festoi në Los Angeles, dhe më pas u pa në partyn e tij për Halloween në West Hollywood, shkruan Koha.
Kylie Jenner dhe Drake janë njohur prej vitesh, meqë rrinë në shoqëri të njëjta, dhe ajo, së bashku me motrën Kendall Jenner, e pritën edhe Vitin e Ri me të në partyn e tij në vendin në trend Delilah në Los Angeles.
Ajo i kaloi dy vjet me ish-partnerin e saj, reperin 28-vjeçar Scott Travis, ndërsa nga lidhja e kanë vajzën tashmë njëvjeçare Stormi. Nga ana tjetër, Drake ka muaj që është i lirë, ndërsa nga lidhja me ish-aktoren pornografike Sophie Brussaux e ka djalin dyvjeçar, Adonis.