Live

Lajçak e thotë hapur që 900 mln eurot nga Plani i  Rritjes, janë të kushtëzuara me dialogun: Unë jam përgjegjës për vlerësim

20:16 / 18 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Për përfitimin e mbi 900 milionë eurove nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, është diskutuar sonte gjithashtu në takimin Lajçak-Bislimi.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se për t’i përfituar milionat Kosova u diskutua se si të arrihetr marrëveshja pozitive.

“Siç e dini është një insturmet financiar që Bashkimi Evropian i ofron miliona euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor,  për Kosovën dhe Serbinë kanë parakusht dialogun dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë marrëveshjen pozitive”, tha Lajçak para gazetarëve, transmeton Express.

Shpërndaje në

U Kopjua