Live

Lajçak flet për takimin: Duhet pritur ditën e nesërme

22:42 / 17 Mars 2023

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë duke darkuar para takimit të nesërm në Ohër, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak për Klan Kosova ka thënë në lidhje me takimin se duhet pritur dita e nesërme.

Kështu deklaroi ai para hyrjes në restaurantin ku do të darkon me Borrellin.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin nesër në orën 10:30. Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE.

Shpërndaje në

U Kopjua