Live

Lajçak jep detaje për takimin mes kryenegociatorëve në Bruksel

14:46 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për takimin e sotëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka theksuar se është duke pritur në takim kryenegociatorët, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes në arritur në Ohër

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar ai.

Pas takimeve bilaterale, pritet edhe takimi trilateral.

Shpërndaje në

U Kopjua