Live

Lajçak: Më pak mbështetje për palën që refuzon propozimin evropian

20:36 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se procesi i raporteve mes të të dyja vendeve, është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare.

Këtë ai e specifikoi në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ndërsa zbuloi se takimi i së premtes së kaluar, ishte me të vërtetë i një peshe jo të zakonshme që është parë deri më sot për këtë çështje

”Jemi duke zhvilluar këto diskutimet ndaras me palët, por kur t’i bashkojmë do të presim natyrisht që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë atë natyrisht”.

Çka nëse njëra palë dakordohet dhe tjetra nuk dakordohet?

”Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”.

”Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”.

Shpërndaje në

U Kopjua