I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, lidhur me ecurinë e dialogut.
Ai përmes një postimi në Twitter mbrëmë vonë ka thënë se ka informuar për marrëveshjen e javës së kaluar dhe rrugën përpara.
“Sot iu drejtova anëtarëve të@EP_ForeignAff për një përditësim mbi Dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka shkruar ai në Twitter.