Live

Lajçak njofton për takimin me Bislimin, thotë se e përgatiten takimin e radhës

21:18 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, tha se u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Vjenë, për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kisha takim të mirë dhe të dobishëm me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Biseduam hollësitë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi ai.

Bislimi, dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ishin në Bruksel për herë të fundit më 20 shtator.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...