Live

Lajçaku sot takohet me kryeministrin serb në Greqi

14:16 / 17 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të jetë pjesëmarrës në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm” që do të mbahet në Athinë të Greqisë të martën dhe të mërkurën.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Serbisë, thuhet se gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Vuçeviq do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Nuk është bërë e ditur lidhur me temat e takimit Vuçeviq-Lajçak, teksa takimi pritet të ndodhë rreth orës 19:00.

Tutje thuhet se ai të flasë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. A jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të vrullit të ri?” në orën 19:45.

Shpërndaje në

U Kopjua