Live

Lajçaku takon këshilltarin e Macronit, flasin për situatën aktuale në dialog

16:22 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka takuar të enjten këshilltarin diplomatik të presidentit francez, Emmanuel Bonne, ku në fokus të “diskutimeve strategjike” ka qenë situata aktuale në procesin e dialogut

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Paris, ka takuar këshilltarin diplomatik të presidentit francez, Emmanuel Bonne.

Lajçak ka njoftuar se me Bonne ka diskutuar për situatën aktuale në dialogun Kosovë – Serbi.

“Gjithmonë një kënaqësi për të vizituar Parisin! Pata diskutime shumë të mira strategjike për situatën në dialog me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit të Francës”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Ai gjithashtu ka përmendur se falë organizatës Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), kishte mundësinë të shkëmbente mendime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...