Live

Lajm i “madh”! Ditë e hareshme për Kurtin e Ramën, përurojnë nisjen e një çerdhe në Prishtinë

11:01 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Pas më shumë se një viti e gjysmë në qeverisje në mandantin e dytë si kryeministër, Albin Kurti, mblodhi sot rreth vetës gjithë parinë e shtetit për të përuruar një çerdhe në Prishtinë.

Kritikët dhe oponentët politik të kësaj qeverie e kanë përsëritur se ekzekutivi ka rreth 700 milion euro, zëri buxhetor për investime kapitale, që nuk po ndëermerr asgjë për të nisur projektet kapitale, shkruan KosovaLive.net.

Opozita në Kuvend e ka akuzuar qeverinë Kurti për paaftësi qeverisjeje, bllokim të investimeve kapitale dhe stokun buxhetor prej 700 milion euro, i cili po rrin aty dhe nuk po destinohet për projekte strategjike zhvillimore të Kosovës.

E njëri prej mbështetësve të kryeministrit Kurti, herë analist e herë aktivist i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, është deklaruar javë më parë se kjo qeveri nuk dëshiron t’u jap para kompanive të ish regjimeve të kaluara për t’i forcuar ato. Kështu Gjinovci e ka arsyetuar qeverinë Kurti, pse nuk po e shpenzon buxhetin për investime kapitale.

Pas shumë kohës, kryeministri Kurti u kujdes që do të japë edhe hollësi inxhinierike se si duket objekti i çerdhës jashtë e përbrenda, duke përmendur dhomat e akomodimit për fëmijë, hapësirat specifike.

Natyrisht se në frymën e këtij gëzim, me të njëjtin diskurs impresiv të hareshëm folën edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci./KosovaLive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua