Live

Lajm i mirë për mërgimtarët, pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim

10:02 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se Pika kufitare ”Merdare” është liruar për qarkullim.

Njoftimi i plotë:
Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.

Shpërndaje në

U Kopjua