Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë” në kryerje të veprës penale të dhunimit.
Sipas prokurorisë, i njëjti, dyshohet se veprën penale e kreu në rastin e dhunimit të 11-vjeçares që ndodhi në qershor të vitit 2022.
“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Kujtojmë se në lidhje me rastin janë arrestuar 5 persona.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.
Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.
Detaje nga rasti mund të lexoni në lajmet e bashkëngjitura më poshtë.