Një grua ka rënë nga ndërtesa në lagjen Emshir në Prishtinë.
E njëjta ka pësuar lëndime trupore, kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.