Është rrëzuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Kosova dorëzoi pak javë më parë aplikimin për t’u bërë anëtare e KiE-së, por duket se vendet kryesore i kanë dalë kundër, pasi presin zhvillime ne lidhje me bisedimet me Serbinë.
Më herët Ministri i Jashtëm i Hungarisë ishte shprehur se pranimi, sipas tij, i parakohshëm i Kosovës në entitete të ndryshme evropiane mund të jetë një rrezik.
“Nëse do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, Qeveria do të votojë kundër”, kishte deklaruar shefi i diplomacisë hungareze, Péter Szijjártó.