Live

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet vetura e policisë në Zveçan nga protestuesit

14:20 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Një veturë e Policisë së Kosovës është penguar dhe sulmuar nga protestuesit me mjete të forta në komunën e Zveçanit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili tha se si pasojë e sulmit, veturës së policisë i është thyer xhami.

Kelani theksoi se nuk raportohet për të lënduar, teksa rasti është duke u hetuar.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani 

Shpërndaje në

U Kopjua