Live

Land Rover lanson zyrtarisht Defenderin e ri

09:11 / 16 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Land Rover ka hedhur zyrtarisht në treg kerrin që do të zëvendësojë ikonën 71-vjeçare, Defender 4×4, e cila ka pasur sukses ndër vite dhe është pëlqyer nga miliona ndjekës, përfshi dhe Mbretëreshën e Anglisë.

Defender i ri është ndërtuar i fortë, që të jetë i aftë të durojë çdo lloj terreni të vështirë, si shkretëtirat e xhunglat, por edhe që të jetë i rehatshëm për të çuar fëmijët në shkollë, transmeton Topchannel.

Dokumentet e lëshuara zbulojnë se përveç modelit 90 dhe 110,  Land Rover synon të nxjerrë në treg versionin 130 më të madh. A është 130 e ardhshme një alternativë mjaft e mirë, ajo mbetet te shihet

Shpërndaje në

U Kopjua