Live

LDK-ja prezanton rritjen e çmimeve: Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë qeverisëse

18:05 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Në një postim në facebook, LDK-ja ka vlerësuar se çmimi i rrymës, ushqimeve, benzinës e faturave janë rritur.

Në fund, kanë shkruar se Kurtin dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojnë.

POSTIMI:

Çmimet e gjërave ushqimore janë RRITUR.

Çmimi i rrymës është RRITUR.

Çmimi i naftës e benzinës është RRITUR.

Çmimet e faturave kurrë nuk kanë qenë ma të larta.

Kriza e kostos së jetesës së qytetarëve tanë është e papërballueshme, përderisa Qeverisë i ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit. Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë qeverisëse.

Kryeministrin Kurti dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë.

Shpërndaje në

U Kopjua