Live

LDK kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset në oborrin e Kuvendit

12:20 / 28 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dje ka dorëzuar kërkesë në adresë të Kryesisë së Kuvendit për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit që u vra nga forcat serbe në 1998, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë publike kërkesën, teksa ka thënë se vendosja e shtatores së Leotrimit në oborrin e Kuvendit, do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1.000 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit.

Vendosja e shtatores së njejtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1.000 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit.

Pas, marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, ne këkojmë nga autorietet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë dhe për të kujtuar përgjithmonë historinë e rëndë të kombit tonë.

Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë publikun se do të angazhohemi që e njëjta shtatore të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore”, shkroi ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë shtatorja e Leotrim Ahmetit u vendos në qendër të Skenderajt.

Shpërndaje në

U Kopjua