Live

LDK për rezolutën për Srebrenicën: Vulë për krimet e Serbisë në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë

18:47 / 23 Maj 2024

Nga Kosova Live

Sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është miratuar rezoluta për gjenocid në Srebrenicë.

Lidhur me këtë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK ka thënë se “votimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është një vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë”.

“Nga sot, 11 korriku tashmë ndërkombëtarisht kujtohet si ‘’Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë’’.”

LDK ka shprehur përkrahjen e plotë për këtë rezolutë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh përkrahjen e plotë dhe të palëkundur për këtë rezolutë, sepse është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe përkujtimit të gjenocidit së Srebrenicës si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në historinë moderne.”

“LDK vlerëson lart përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar – sidomos Gjermanisë dhe Ruandës si propozuese zyrtare të rezolutës – për të dënuar dhe përkujtuar këtë akt gjenocidi, dhe rithekson se drejtësia dhe e vërteta janë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon.”

“Përkrahja për këtë rezolutë, tregon angazhimin tonë të përbashkët për të mos harruar viktimat e pafajshme dhe për të siguruar që të tilla krime të mos përsëriten kurrë më.”

Shpërndaje në

U Kopjua