Live

Ledri dhe Stresi sërish shokë

10:39 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Pas daljes së Ledrit nga Baba Stars thuhej se ai dhe reperi Stresi nuk kanë marrëdhënie të mira.


Mirëpo sic duket sot ata kanë një raport të mirë. Kjo pasi që reperi nga Shqipëria Stresi postoi në instagram një fotografi me Ledrin. Fotoja duket e realizuar në prapaskenën e një koncerti.


“Ngjiren pas vetes, e tranojmë krejt qytetin, i madhi Ledri Vula”, ka shkruar Stresi në fotografinë e publikuar.

Shpërndaje në

U Kopjua