Live

Letra me të cilën Gjermania e kishte pranuar Kosovën shtet

14:22 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Si sot, 15 vjet më parë, Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës, të cilën e kishte shpallur, tri ditë më herët. Ambasada gjermane në Kosovë e ka publikuar letrën që atë botë i ishte dorëzuar Presidentit Fatmir Sejdiu, për njohjen.

“15 vjet më parë, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Karl-Albrecht Ëokalek ia dorëzoi Presidentit Fatmir Sejdiut letrën zyrtare në të cilën Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës dhe u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve” , thuhet në postimin e Ambasadës.

Në këtë postim përkujtues, Ambasada thotë se Gjermania është falendëruese për raportet që ka ndërtuar me Kosovën dhe kosovarët.

“Derisa festojmë përvjetorin e 15-të të raporteve tona diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë, ne jemi falënderues për partneritetin e ngushtë në shumë fusha dhe miqësinë e vërtetë, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë”, shkroi të hënën Ambasada gjermane.

Bashkëngjitur është edhe letra në gjuhën gjermane që i ishte dhënë Presidentit Sejdiu.

Shpërndaje në

U Kopjua