Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një fotografi të tij nga Aeroporti i Prishtinës, duke thënë se kohët kur anuloheshin fluturimet për shkak të motit të keq tashmë i përkasin historisë.
Por s’kanë shkuar as dy javë dhe në aeroportin e Prishtinës janë anuluar disa fluturime për shkak të motit të keq dhe mjegullës. Pas kësaj situate të krijuar përsëri është lajmëruar ministri Liburn Aliu duke arsyetuar anulimin e fluturimeve.