Ish-futbollisti, njëherish analisti i futbollit, Liridon Leci e ka paditur Zana Avdiun në gjykatë për fyerje.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Leci përmes një statusi në rrjetin social, Facebook.
Ishte avokati ai që shkroi se: “Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit tê padisë për fyerje nga Zana Avdiu” – postim ky që u shpërnda nga Leci.
Ndryshe, Avciu e kritikoi Lecin se po e përkrahte një gjest të pahijshëm, atë të Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë, e që paraprakisht e kishte bërë edhe sulmuesi serb, Dusan Vlahoviq.
“Ti nuk dallon asgjë prej serbëve, edhe t’i bëhesh fashist si ai nëse e promovon (dhunën). Asnjë dallim nga lojtari me nuk e ke me numrin 9 të Serbisë, i cili e bëri gjestin e njëjtë si Xhaka”, kishte thënë ajo.