Modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, Lorena Haliti ka thënë se kurrë nuk do të martohet.
Këtë deklaratë modelja e tha nëpërmjet rrjetit social instagram.
E pyetur nga fansat : A do të martoheshe me një shqiptar?
“Nuk ka lidhje se kurrë nuk do të martohem”, u përgjigj modelja.
Nuk dihet nëse këtë e ka thënë në formë shakaje, apo ndoshta martesa vërtetë nuk bën pjesë në planet e saj.
Modelja me prejardhje nga Mitrovica së fundmi ishte pjesë e klipit “Rio Rio” të reperit Ledri Vula.