Live

Lufta në Kosovë përmes syrit të kamerës së korrespodentit spanjoll

13:27 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Është një ndër videot me prekëse gjatë luftës në Kosovë, përgjatë viteve 1997-1999, e cila u realizua nga korrespodenti spanjoll i luftës Miguel Gil Morenda de Mora.

Miguel Gil Morena de Mora, pas një karrierë të suksesshme si avokat i korporatës në Barcelonë, ai u bë korrespodent i pavarur lufte fillimisht në Sarajevë dhe më vonë, një kameraman fitues i çmimeve për Televizionin AP.

Duke lënë pas karrierën e tij si avokat i korporatës në Spanjë, Miguel u bë korrespondent i pavarur i luftës në Sarajevë dhe më vonë në Kosovë, ku ai ishte një nga kameramanët e paktë perëndimor që qëndroi në Prishtinë gjatë fushatës ajrore të NATO-s.

Imazhet e tij të shqiptarëve të grumbulluar nëpër vagona hekurudhore ndryshuan të kuptuarit tonë për atë që po ndodhte në Kosovë.

Pas kësaj, ai shkoi në Grozny (Çeçeni). Fotografitë e tij nga Çeçenia ishin njerëzit e dritares së vetme të Groznit drejt botës.

Ai ishte gjithashtu në Kongo, Liberi, Ruandë, Sudan dhe Sierra Leone. Megjithatë, siç shkruante vetë, momentet më të rrezikshme të jetës së tij i përjetoi në Çeçeni.

Imazhet e Miguel ishin disa nga dokumentet e pakta informative të regjistruara nga një agjenci ndërkombëtare në atë konflikt.

Miguel u vlerësua si kameramani i vitit nga Royal Television Society në vitin 2000, duke njohur punën e tij të jashtëzakonshme në zonat e konfliktit.

Miguel Gil Moreno de Mora dhe korrespondenti i Reuters Kurt Schork u qëlluan për vdekje në një pritë ndaj një kolone të Ushtrisë së Sierra Leone (SLA) nga luftëtarët e Frontit të Bashkuar Revolucionar më 24 maj 2000. Në sulm u vranë katër ushtarë të SLA dhe dy gazetarë të tjerë, kameramani afrikano-jugor Mark Chisholm dhe fotografi grek Yannis Behrakis, u plagosën.[1]

Miguel, 32 vjeç, ishte “një burrë i madh – me zemër të madhe”, sipas fjalëve të fotografit të AP Santiago Lyon.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...