Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku kanë marrë pjesë sot në ndeshjen futbollistike ndërmjet FC Kosova Regensburg dhe Beilngries në Gjermani.
“Më vjen mirë për arritjet e shqiptarëve në të gjitha fushat, sidomos në sport. Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë. Ata po na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre”, ka shkruar Lushtaku në faqen e tij në Facebook.
“FC Kosova Regensburg është në vendin e parë në ligën ku garon dhe shpejt do të avancojë në një ligë më lartë. Si dhuratë shumë të veçantë për mua, pranova një top me nënshkrimet e futbollistëve të FC Kosova Regensburg. Suksese djema e na bëni krenarë!”, tha Lushtaku.