Live

Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: Ajo ia përplasi të vërtetën në fytyrë Kurtit

16:40 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Për linçimet ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pas debatit që kjo pati me kryeministrin Kurti në Kuvend, ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ky me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Musliu po sulmohet nga “servilë”, militantë e argatë të Vetëvendosjes.

“Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu.

Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë.

Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, jemi pranë deputetes Musliu, dënojmë gjuhën e ulët dhe sulmet ndaj saj, dhe mbrojmë të vërtetën e pamohueshme që ajo e ka thënë në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua