Live

Lushtaku: Inatin politik që kanë krerëve shtetëror e bënë që të mos marrin pjesë në marshin “Liria ka emër”

20:42 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Platforma “Liria ka emër”, ditën e diel me 2 prill organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe nga disa parti politike, deputetë, shoqëria civile, shoqata dhe organizata të ndryshme, artistë dhe disa oda ekonomike.

Në një prononcim për Kosova.live.net, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se si parti e mbështesin këtë marsh.

“Ne si Parti Demokratike të Kosovës e kemi mbështetur haptas këtë marsh e organizuar nga “Liria ka emër”, dhe që është njëra nga protestat më domethënëse për shtetin e Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Duke e parë që Gjykata Speciale në Hagë po bënë padrejtësi ndaj krerëve të UÇK’së, deputeti Lushtaku nuk pret shumë drejtësi nga kjo gjykatë sepse është një gjykatë politike.

“Më shumë pres lajme jo të mira se sa ato pozitive, por gjithsesi ne shpresojmë që duhet të reflektojë dhe Gjykata Speciale sepse qysh nga fillimi se kjo gjykatë është politike dhe assesi nuk përkon me një gjykatë të drejtë dhe ndërkombëtare dhe gjithçka kisha besuar por që dënon edhe përfaqësuesit e OVL-UÇK’së, z.Haradinaj dhe z.Gucati, dhe nuk e kisha besuar”, ka thënë Lushtaku.

Se a do të marrin pjesë krerët shtetëror, ai thotë se inati politik e bënë që ata të mos marrin pjesë.

“Edhe pse është marsh jopolitik ne së pari e kemi obligim qytetar, të jemi prezent dhe të marshojmë për të mbrojtur jo vetëm emrat e përveçëm por për të mbrojtur kauzën tonë për liri për shtet të pavarur për një të ardhme që të gjithë e aspirojnë por në këtë drejtim sigurisht që kanë përgjegjësi edhe shtetërore që të prezantojnë edhe si përfaqësues të popullit, nëse me të vërtet ata e dëshirojnë që të ketë një drejtësi në këtë drejtim. Në mesin e tyre ka qenë edhe Rexhep Selimi që ka qenë bashkërrugëtar me Albin Kurtin. Unë besoj që ai inati politik e bënë që ata të mos dalin e të marrin pjesë në këtë marsh”, ka thënë ai.

Deputeti Lushtaku thotë se më e rëndësishme është se çdo përfaqësues politik e çdo qytetar të del dhe të mbështes krerët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fal së cilës ne e gëzojmë këtë liri.

Bëjmë të ditur se Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, e cila do të filloj në orën 14:00./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua