Live

Lushtaku: Krerët e UÇK’së e meritojnë një mbështetje të madhe nga qytetarët e vendit

20:35 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, e cila do të filloj në orën 14:00.

Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe nga disa parti politike, deputetë, shoqëria civile, shoqata dhe organizata të ndryshme, artistë dhe disa oda ekonomike.

Edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku e mbështetë këtë marsh duke thënë se ky m

“ Ne si Parti Demokratike të Kosovës e kemi mbështetur haptas këtë marsh e organizuar nga “Liria ka emër”, dhe që është njëra nga protestat më domethënëse për shtetin e Kosovës dhe për vetë sakrificën e vendit e cila me shumë mund ka arritur të jetë e lirë dhe e pavarur”, ka thënë Lushtaku për Kosovalive.net.

Ai ka thënë se krerët e UÇK’së në Hagë e meritojnë një mbështetje të  madhe nga qytetarët e vendit.

“Krerët që janë në Hagë e meritojnë një mbështetje të madhe nga qytetarët e vendit, sepse kur ishim ne më së rëndi në aspektin moral dhe shpirtëror edhe të mbijetesës ata kishin marrë armët në krahë dhe kishin organizuar bashkë me Adem Jasharin e me Fehmi Lladrovcin e shumë luftëtar që kishin luftuar për lirinë e vendit”, ka thënë Lushtaku.

Shpërndaje në

U Kopjua