Live

Lushtaku: Kurti erdhi si klandestin, me shumë policë sikur të ishim në gjendje lufte, Drenicën e braktisi edhe FSK

17:29 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Njëra prej figura politike dhe ushtarake më të njohura të Drenicës, Sami Lushtaku thotë se po e brengos se si Qeveria nuk po merr veprime për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

Lushtaku  ka thënë se kryeministri Kurti erdhi si një klandestin më forca të mëdha policore në Komunën e Skenderaj sikur të ishim në gjendje lufte.

“Z.Kurti në ditën e katërt, erdhi si një klandestin, erdhi në ora 09:00 me forca të mëdha policore sikur është luftë dhe ka ndenjur 2 minuta dhe ka ikur për Prishtinë. Duke ju falënderuar opinionit dhe mediave që filloi t’a kritikoj se si një kryeministër i një vendi nuk shkon në këso situata në vendin e ngjarjes”, ka thënë Lushtaku.

Personalisht Lushtaku pohon se nuk është i befasuar nga braktisja e shtetit por më shumë e pa brengosur mospjesëmarrja e FSK-së për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Unë nuk e shoh asnjë veprim të Qeverisë Kurti deri më tani, asnjë rast nuk më ka dhënë apo ndonjë shpresë që kjo është ka i intereson për komunat që janë të dëmtuara. Realisht unë kam pritur që do të mblidhet Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës, unë kam pritur edhe nga FSK’ja, që të vjen e t’i del në ndihmë qytetarëve të Komunës së Skenderajt, dhe jo vetëm kësaj komune”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka thënë se që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 2 të mesnatës është në terren.

“Deri në ora 02:00 të natës jam zgjuar. Zgjohem në ora 07:00 e jam në vendin e punës, jam në terren, nuk ka gjumë është e rëndë kur i sheh ata fëmijë, ata pleq në atë gjendje është e mjerueshme”, ka thënë ai.

Ndiqeni deklaratën e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua