Live

Lushtaku për videon e LVV-së: E ftoj Kurtoviqin nëse ai e konsideron që ne jemi hajna le të veprojë drejtësia

21:30 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është deklaruar pasi është parë në një pjesë të videos propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje ku duket ai kur fitet për krim dhe i vë në kontekst edhe bashkëluftëtarët e tij që janë në Hagë.

Ai e quajti “Kurtoviq” kryeministrin e Kosovës teksa e ftoi atë që të ndërmerr hapa nëse mendon se ai është kriminel.

“E pashë tani. Më erdhi keq për aata që janë në Hagë. Unë dhe ata që janë në Hagë jemi mësuar me kësi lloj videoesh në kohën e Millosheviqit, ku foto ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi ka qenë në rrjetet e informimit serb. Ky Kurtoviqi e ka sot pushtetin dhe nëse ai e konsideron që ne jemi hajna le të veprojë drejtësia. Mos të del me fy familje se ëhtë dënim publik dhe nuk i duhet një qeverie që bën kësi akuza e vet është në pushtet. Kështu që e ftoj zotërin ndash Kurtoviqin apo zëvendësat e tij le të urdhërojnë, shtetin e kanë, e kanë gjykatën, e kanë prokurorinë. Kam pritur nga Qeveria që së paku të interesohet për ata që janë në Hagë dhe t’i ndihmojë ata, ky qet ksi video-incizime. Kjo është e çuditshme. S’jam ka e fyej hiç. Më shumë e respektoj një shka të Beogradit sesa Kurtin. E ftoj Kurtoviqin le të urdhëron.

Shpërndaje në

U Kopjua