Live

Lutfi Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

15:57 / 18 Maj 2024

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka mbajtur një konferencë për media ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatë Kushtetuese. Nuk mund ta dërgojë, nuk guxon”, tha ai.

“S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me Kushtetutën”, ka thënë Haziri në një konferencë për media. 

Shpërndaje në

U Kopjua