Live

LVV kundër Haki Abazit, në rendin e ditës të Kuvendit propozohet shkarkimi i tij

09:01 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare dhe në rend të ditës ka shtat pika për shqyrtim. Në mesin e tyre edhe zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë ditës së djeshme kishte raportime se Haki Abazi do të largohet kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtëm. Për këtë reagoi vetë Abazi duke thënë se sot do të mbajë një konferencë për medie në të cilën tha se do të publikojë edhe video dhe incizime.

Ky është rendi i rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës:

Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,

Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Për shkarkimin e tij duhet që të ketë shumicë të votave, ndërsa pritet që kjo të plotësohet edhe me vota nga opozita

Shpërndaje në

U Kopjua