Live

LVV në Prizren kritikon punën e Totajt gjatë shkurtit: Vazhdon avazi i keqqeverisjes komunale

19:07 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren, sot ka mbajtur një konferencë për media, për të folur rreth qeverisjes në Komunën e Prizrenit nga kryetari Shaqir Totaj gjatë muajit shkurt.

Asamblisti nga kjo parti, Islam Thaçi tha se edhe gjatë muajit shkurt ka vazhduar avazi i njëjtë i “keqqeverisjes komunale”.

“Kryetarin nuk e shqetëson fakti se për një vit qytetarëve i është vështirësuar qarkullimi me vetura e në veçanti këmbësorëve nga pengesat e shumta nga Operatorët Ekonomik apo ndërtuesit banesor, të cilët kanë uzurpuar trotuaret dhe korësi të rrugëve kryesore në qytet!

Thaçi po ashtu tha se ka parregullsi në konkurset për punësim.

”Kanë kaluar 9 muaj prej se kur është bërë shpallja publike e konkursit për Stomatolog, dhe ne ende nuk kemi përgjigje se çka ka ndodhur me këtë konkurs. Situatë e njëjtë është edhe për konkursin për Sekretarë të shkollave, i cili është hapur, anuluar dhe është hapur përsëri”.

Asamblisti tjetër, Ilir Gashi, foli për suficitin e lartë buxhetor të pushtetit komunal, që sipas tij, pasqyron një keqmenaxhim dhe dështim të qeverisjes komunale.

“Raporti i Realizimit të Buxhetit për vitin 2022, tregon se Komuna e Prizrenit ka dalur me shifër rekorde të suficitit financiar që kap shumë e mbi 9 milionë eurove. Nga kjo shumë totale, 5,454,932.00 euro, janë nga Granti Qeveritar dhe 3,817,543.00 euro, janë nga Buxheti Vetanak i Komunës. Pra, afër 5.5 milion euro do të kthehen në Buxhetin Qendror, ndërsa pjesa tjetër e suficitit mund të barten në buxhetin e vitit të ardhshëm. Asnjëherë më parë në historinë e komunës së Prizrenit nuk ka pasur suficit financiar kaq të lartë! Me këtë, ekzekutivi komunal dhe kryetari Shaqir Totaj, kanë dëshmuar paaftësi menaxheriale në realizimin e shumë projekteve kapitale dhe në shpenzimin e parasë publike”, tha ai.

“Statistikat e nxjerra nga Raporti për Shpenzimet e Buxhetit për vitin 2022 na tregojnë se gjashtë drejtori komunale nuk kanë arritur të e shpenzojnë as 50% të buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale”, shtoi Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua