Live

Malishevë: I mituri vetplagoset aksidentalisht me armën e xhaxhait, dërgohet për trajtim në QKUK

15:11 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Pagarushë të Malishevës, ku një i mitur është vetplagosur aksidentalisht me amrë zjarri. Ai ka pësuar plagë në këmbën e majtë derisa po luante me armën e zjarrit të xhaxhait të tij.

Sipas informacionevetë para, i mituri fillimisht u dërgua për të pranuar ndihmën e parë në QKMF-në e Malishevës, ndërsa më pas u transferua në QKUK për trajtim të mëtutejshëm mjekësor.

Hetimet e para tregojnë se i mituri kishte marrë armën (e cilësuar me leje) nga dhoma e gjyshit të tij dhe aksidentalisht e kishte plagosur veten.

Kosovalive mëson se xhaxhai i fëmijës së lënduar, R. Kryeziu, i cili është pronar i armës, aktualisht ndodhet jashtë Kosovës, ndërsa për kujdesin e armës ishte përgjegjës gjyshi i të lënduarit.

Arma në fjalë tashmë është konfiskuar nga Policia si dëshmi materiale.

Ndërkaq, Prokurori kujdestar i rastit ka urdhëruar që të iniciohet procedura për “Armëmbajtje pa leje” (Lëndim aksidental me armë).

Kosovalive do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë lidhur me këtë rast.

Shpërndaje në

U Kopjua