Live

Maloku: Nëse Kurti e pranon asociacionin betejat e ardhshme do sjellin Albina të ri

22:51 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, të ftuar ishin, analistët, Fatmir Sheholli, Fadil Maloku, Blerim Gashi, Dritëro Arifi. Të cilët kanë treguar pikëpamjet e tyre për dialogun Kosovë-Serbi, pas vizitës së diplomatit amerikan Derek Chollet.

Analisti Fadil Maloku pohoi se Albin Kurti nuk e ka lluksin që t’a marrë një vendim lidhur me asociacionin. Ndërsa tha se nëse kjo qeveri nuk i bënë ballë presionit do të shkojë në opozitë.

Tutje, Maloku tha se nëse kryeministri Kurti e pranon një zgjidhje ultimative jam i sigurtë se beteja e ardhshme do të sjellë Albina të ri.

Ne nuk kemi ofertë, oferta duhet po të isha në vend të Albin Kurtit unë do ta refuzoja, por para se të refuzoja me qenë në tavolinën e bisedimeve do të mblidhja kokat me të shquara  të këtij vendi, por edhe nga Shqipëria nga diplomacia, ekonomia, politika. As Albin Kurti nuk e ka atë lluks me pru një vendimmarrje ani se e ka marrë mandatin dhe në një farë mënyrë mund ta bejë këtë, por Albin Kurti nëse e bënë këtë atëherë do të lindnin tjerë Albin Kurta të cilët jam shumë i bindur që nuk do ta pranojnë këtë koncesion që po i bejnë. Në rast se kjo qeveri e përkrah, pra nuk i bënë ballë presionit kjo ka me shku në opozitë nuk kanë me u mbajtë zgjedhjet. Ketu janë dy gjëra do të shkojmë në zgjedhje nuk e di kur saktësisht, por këtë vit, ose  në rast se e pranon edhe na del se edhe kryeministri dhe presidenti serbë që këtu dy palët po fitojnë. Jam shumë i sigurtë se betejat e ardhshme do të sjellin Albina të ri”, tha ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua