Live

Maqedonci: Kosova një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë e NATO-s

12:54 / 27 Maj 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se me vendimin e sotëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosova do të ketë të drejtën e propozim komentimit të çdo procesi që trajtohet nga Asambleja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në një postim në Facebook, Ministri Maqedonci ka thënë se me këtë vendim, Kosova është një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, gjë që siç thotë ai do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit.

Postimi i plotë:

Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s.

Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s.

Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit.

Shpërndaje në

U Kopjua