Live

Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

10:38 / 26 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s.

Emërimi i Ruttes u bë formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje.

Rutte do ta marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake nga 1 tetori 2024, kur i mbaron mandati Jens Stoltenbergut pas dhjetë vjetëve në krye të NATO-s.

Shpërndaje në

U Kopjua