Live

Mavraj për rastin në Shtërpcë: Qeveria bëri një garë të çuditshme se cili më shumë po e dëmton Kosovën me deklarata

22:35 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.

Analisti Mavraj ka komentuar edhe rastin e dy të plagosurve serb në Shtërpcë duke vlerësuar se qeveria bëri nje garë se cili po e dëmton më shumë Kosovën.

‘Bënë një garë të çuditshme se cili më shumë po e dëmton Kosovën me deklarata paragjykuese pa ditur asnjëgjë për rastin në fakt, i cili mesa e dijmë edhe nga deklaratat e familjarëve të dy të plagosurve, është rast tërësisht i paparamenduar pa motivacione etnik”.

Mavraj deklaratat e familjeve i cilësoi si “deklarata njerëzore”.

“Ishte deklaratë njerëzore, une e di që ata do ti bëjën presion që ta ndryshojë deklaratën por deklaratat e familjeve në fillim ishin totalisht njerëzore”./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua