Live

Mavraj për Specialen: Akterët politik të Kosovës nuk janë pa mëkate, fromimi i Gjykatës kundër vetvetës

22:50 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.

Mavraj ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus pati dialogun Kosovë- Serbi, e më pas e komentoi edhe formimin e Gjykatës Speciale në hagë.

“Kosova ose akterët politik të Kosovës nuk janë pa mëkate në këtë drejtim dhe mendoj se nuk e kanë lexuar saktë as rrezikun prej nga po vie. Derisa është ardhur presioni për të formuar një Gjykatë kundër Kosovës. Nga Kosova kundër Kosovës. Sigurisht, që kanë qenë mjaft zhvillime negative, një luftë e brendshme e pakuptimtë dhe gjithashtu një ngritje e një zëri tjetër jashtëzakonisht shumë kritik ndaj të gjithë udhëheqsve të luftës së UÇK-së e cila ka kulmuar edhe me këto ndryshimet dramatike me rikonfigurimin e skenës politike të Kosovës, dëbimin nga politika të një pjese dhe zërin e atij boshëllëku nga pjesa që ka qenë pothuajse me tone armiqësore ndaj tyre dhe e kemi këtë situatë ku jemi aktualisht. Dhe trendët janë secilën herë më negative përsa i përket mundësive që Kosova të dalë sa ma shpejt nga ky moçal politik ku ka rënë dhe të marrë drejtimin e vet si subjekt juridik i së drejtës dhe marrdhënieve ndërkombëtare”, tha Mavraj.

Çka nëse miqve përendimor iu soset durimi dhe mundemi me u përball me zgjedhje ultimative?

“Është e mundshme teoritikisht që të vijmë në atë moment por ne nuk e kemi parë që miqtë ndërkombëtar e kanë seriozisht, as SHBA, veçanërisht prej se e kanë marr ndërmjetësit e Bashkimit Eropian dhe këtu në skenën politike të ksosovës ka ardhur një grupacion politk që nuk ka pas tone miqësore ose dashamirëse ndaj SHBA-së, prandaj kur folëm për të metat e brendshme thamë që të metat e brendshme janë zëvëndësuar me të meta të brendshme të tjera tani por në drejtim shumë të gabuar me diskurs komplet të çoroditur, pa maturi politike, pamaturi në delarimet publike dhe pandjeshmëri për peshën e fjalës që i thonë veçanërisht në programet përfaqësuese të Kosovës, e ato janë shefi i qeverisë, shteti i diplomacisë dhe shefi i shtetit. Rregullisht kemi diskurs të tillë kjo po vrehet me rezultatet në teren”, deklaroi Muhamet Mavraj në emisionin Debat me Ridvan Berishën.

Analisti Mavraj tregoi se a mund të kemi luftë me Serbinë duke thënë se ufta e Serbisë është që Kosovën ta mbajë si konflikt të pazgjidhur.

‘Nuk e besoj që do të kemi luftë, teoritikisht s’është e pamundur por unë shumë pak e besoj këtë opsion, për shkak se këtu është territor i NATO-s që është territor i dikujt tjetër s’është më i Serbisë e as i ish-Jugosllavisë. Lufta e Serbisë është që Kosovën ta mbajë si konflikt të pazgjidhur, ajo është në luftë çdo ditë por me mjete tjera. Gjithashtu lufta e Serbisë është që Kosovën ta shpie në një kënd të pazgjidhshmërisë ku çështja e Kosovës do të trajtohet si çështje e ngrirë dhe mendoj që ky është interesi final i Serbisë. Me gabimet tona ia kemi ndihmuar shpeshë në këtë betejë ky është  edhe qëllimi strategjik rus. Zvarritja, krijimi i problemeve të vazhdueshme, krijimi i tensioneve qoftë edhe në mënyrë artificiale ashtu që ky problem të trajtohet si i pazgjidhur”, tha ai.

“Pjesa veriore është e ngjitur toksërisht me Serbinë dhe është një rrezik i madh që aty të ngelet një çështje permanente e tensioneve edhe për 50 ose 100 vitet e ardhshme”, tha analisti Mavraj.

Ndërkaq ai trego se nëse i ka parashikuar zhvillimet e UÇK-së.

“Kanë qenë të parashikueshme dhe atëherë i kam thënë të gjithëve se nuk do të kaloni lehtë asnjëri nga pjestarët e lartë të UÇK-së ose të zonave operative të UÇK-së, jo pse ata kanë kryer krime sepse nuk kanë kryer kurrë  krime por për shkak të interesave të politikës ndërkombëtare. Kritika ndërkombëtare nuk është sill mirë as me ushtrinë e Bosnjës… e as të Kroacisë”.

“Dhe tani këtë furinë naive në raportin e Dick Marty-t që kulmoi me përdhunimin e Kosovës që ta formojë një Gjykatë kundër vetvetes. Formalisht në emër të Kosovës dhe përmajtësisht ‘tërësisht ndërkombëtare’ dhe me kualitete që sillen ndërmjet kualiteteve të UNMIK-ut dhe EULEX-t që që do të thotë janë skandaloze. Tani grykësia e atyre formacioneve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhomat e specializuara  në Hagë, ata i ka shtyrë drejt një formacioni fashist, tërësisht paragjykues, tërësisht të padrejtë, dhe në shkeleje të panumërta pothuajse në cdo vendim që e marrin”.

/Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua