Live

Mazhoranca me 69 deputet por nuk ka kourum për vijimin e seancës

13:12 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shumica parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me pakicat jo serbe kanë 69 deputet. Për shkak të bojkotit të opozitës, seanca, së paku deri më tash dështoi të mbahet edhe pse mazhoranca numëron 69 ulëse deputetësh në Kuvend.

Për mungesën e deputetëve të mazhorancës nuk foli askush nga pushteti, shkruan Kosovalive.

Në pjesën hyrëse të seancës opozita drejtoi akuza të rënda për Qeverinë Kurti dhe mazhorancën duke e fajësuar atë për Ligjin e Pagave dhe vlerat e koeficientëve, që sipas tyre përfaqësojnë mjerimin në vend. E nuk mungoi edhe kundërpërgjigja nga mazhoranca e përfaqësuar nga Mimoza Kusari Lila e Dimal Basha, të cilët thanë se për herë të parë po vendoset barazia në Kosovë. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua